68 vjeçarja vdes pasi bie nga kati i gjashtë i banesës

 

Një grua e moshës 68 vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga kati i gjashtë i banesës ku banonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gramsh në lagjen “Sporti”.

Siç njofton Policia e Shqipërisë A.I, ka vdekur në spital pasi nuk ka mundur të i bëj ballë plagëve, shkruan AbcNews.

“Sot, rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. I., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë”.

 

\RTV-Okarina\