64 vjeçarja pret fëmijën që bie nga dritarja 7m e lartë, teksa kthehej nga pazari

 

Një gjyshe heroinë që po kthehej në shtëpi nga supermarketi, pa një fëmijë që po varej rrezikshëm nga dritarja e katit të dytë.

64 vjeçarja Svetlana Sanarova, la qeset e saj përtokë dhe nxitoi me krahë të hapura të vendosej në pritje poshtë dritares.

Pamjet e kamerave të sigurisë e regjistruan atë duke ardhur tamam në kohë për të shpëtuar të voglin e quajtur Egor, që ra nga rreth 7 metra lartësi në qytetin rus të Novokuznetsk.

 

Pas aktit të saj shpëtimtar, gruaja thërriti për ndihmë dhe babai i fëmijës Dmitry Teryokhin, 27 vjeç, zbriti me nxitim për të marrë të birin.

Nga tronditja e momentit ai vetëm e falendëroi dhe nuk e pyeti as për emrin, dhe Svetlana u largua.

Gjashtë ditë më vonë gruaja u identifikuar dhe autoritetet përgatitën një ceremoni te vogel nderi për aktin e saj.

“Vetëm pasi kuptova atë që kishte ndodhur m’u ngrit tensioni i gjakut”, shkruan gjyshja e një nipi.

Babai thoshte se besonte se gruaja e tij po kujdesej për djalin, duke shtuar se kishte shkuar të merrte një shishe për fëmijën tjetër.

Çifti kanë një vajzë katër vjeçe dhe dy binjakë 18 muajsh djalë e vajzë, nga të cilët djali shpëtoi paq me rënien e frikshme nga dritarja.

Svetlana tha: “E pashë që prej një distance që po qëndronte në dritare. Më pas nuk dija çfarë të bëja. Po mendoja, çfarë duhet të bëj? Nëse nuk e kapja do të përplasej në tokë para syve të mi. Duhet të vrapoja e ta prisja, përndryshe do të ishte shumë më keq”.

“Dhe në fakt kur e kapa ishte shumë i rëndë, por nuk e mendova fare rrezikun atë moment”, thotë gruaja, duke shtuar se babai i kishte ofruar një shumë parash, të cilën e kishte refuzuar sepse ndjehej e ofenduar.

“Por ai ma futi gjithsesi në çantë, është në tavolinën time të shtëpisë tani. Nuk kam nevojë për to”.

/RTV-Okarina