IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24orëve të fundit janë regjistruar edhe 6 raste të reja me covid-19 në Komunën e Skenderajt.
Rastet pozitive janë nga:Skenderaj 2 raste, Llaushë 2 raste dhe Tërnavc 2 raste.
Gjithashtu në tërë vendin janë regjistruar 730 raste me covid-19, dhe numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530.