Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 297 raste të reja të infektuar me COVID-19.
Gjithashu, kanë humbur jetën edhe pesë pacientë, ndërsa, 311 janë shëruar, dhe numri i përgjithshem i të sheruarve deri më sot është 56.655 raste.
Deri tani numri i përgjithshëm i të të infektuarve me koronavirusin ka arritur në 65.065 raste
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.