5 raste të dhunës familjare në 24 orët e fundit

 

Përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar disa raste të ushtrimit të dhunës në vend.

Dy nga këto raste ishin në Prishtinë, një tjetër në Gjilan dhe dy të tjera në Prizren.

Duhet përkujtuar që shumë nga këto raste ishin dhunë nga bashkëshorti në drejtim të gruas.

DHUNË FAMILJARE
• Prishtinë 21.08.2021 – 15:00. Më 25.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
• Prishtinë 24.08.2021 – 18:00. Më 25.08.2021 viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

DHUNË FAMILJARE
Gjilan 25.08.2021 – 17:00. Viktima femër kosovare ka informuar se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË FAMILJARE
• Prizren 25.08.2021 – 20:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. Me sugjerim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në ndalim policor dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt.
• Prizren 25.08.2021 – 19:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj të birit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

\RTV-Okarina\