Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave për të gjithë shkelësit e masave antiCOVID-19.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 434 tiketa për mos respektim të masave.
Kujtojmë se në vend gjatë javëve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve me coronavirus.
Vetëm dje janë shënuar 574 raste të reja me COVID-19, si dhe janë raportuar 13 raste të vdekjes.