37 kamionë të pastrimit, dhuratë për Kosovën

37 kamionë për grumbullimin e mbeturinave, janë dhuruar sot për komunat e Kosovës, të cilët janë bashkëfinancim i Qeverisë së Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Gjermania.

Një projekt i tillë po zbatohet në kuadër të skemës “Gara për Mjedis të Pastër dhe Granti i Performancës Komunale”, ndërsa shuma totale e këtij granti arrin në 7 milionë euro.

Ky grant, që nga viti 2017, ka stimuluar komunat për një mjedis më të pastër.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se detyrë e përgjegjësi e qeverisë është krijimi i kushteve për riciklim të mbeturinave.

Edhe kryetarët, që përfituan, u shprehën të kënaqur nga donacioni që morën.