VIDEO/ Po kërcente në dritaren e makinës, gruaja bie me kokë në asfalt

Një grua i shpëtoi për mrekulli vdekjes, kur ra nga dritarja e makinës në lëvizje, ndërsa po vallëzonte dhe dukej sikur nuk i bënte përshtypje fare që po i rrezikohej jeta.

Në fillim gruaja e paidentifikuar shihet duke qëndruar jashtë dritares së ‘Mitsubishi Pajero’, që ishte në lëvizje.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, fillon të vallëzojë dhe në një moment humb baraspeshimin dhe bie me kokë në asfalt, duke i shpëtuar shtypjes nga makina.

Rrëzimi i saj me kokë në asfalt nuk ishte edhe aq serioz, pasi ajo shihet duke u ngritur në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më Makhachkala, kryeqytetin e Dagestanit në jug të Rusisë, që nxiti reagime të ashpra.

Por biznesmeni Sharap Kurbanov, 24 vjeç, që në timonin e makinës, më vonë është detyruar që publikisht të kërkojë falje për shkelje të rregullave të trafikut.