30 ditë paraburgim për zyrtarin policor që u arrestua për bixhoz e mashtrim në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B. R, zyrtar policor.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga përfitimi i kundërligjshëm pasuror për vete ose për tjetrin i ka shkaktuar dëm ekonomisë së vendit, përkatësisht qytetarëve duke cenuar sigurinë juridike, pasi nuk ka përfillur një ligj të autoritetit vendor dhe pa të drejtë ka organizuar, mundësuar apo ndihmuar veprimtarinë e kundërligjshme, aq më tepër kur kemi parasysh se i njëjti është zyrtar policor dhe është i vetëdijshëm se çdo lloj organizimi i lojërave të fatit është i kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin për media.

 

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale ka caktuar masën e paraburgimit, duke konsideruar se po që i njëjti gjendet në liri do të fsheh, asgjësoj apo ndikoj në dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.