Sulmuesi i talentuar largohet nga Drenica

 

 

Sulmuesi i ri, Egzon Fazliu përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se është larguar nga drenicasit.

Postimi i plotë:

“Faleminderit Drenicë për këto 2 vite e gjysmë!

Nga sot dua të iu informoj që jam lojtarë i lirë dhe kam ndarë rrugët me klubin e vendlindjës sime.Së pari dua t’i faleminderoj trajneret Fadil Rama dhe Bledar Devollin që besuan në mua edhe pse i ri në moshë,bashkë lojtaret që më kanë përkrahur në çdo formë.Klubit të Drenices iu urojë suksese në të ardhmen ndersa për të ardhmen time gjatë këtyre ditëve do të informoheni!”

Talenti 19-vjeçarë ka luajtur në total në 18 ndeshje me kuqezinjtë nga Skënderaj, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asist.