Drenica dhe Drita kanë barazuar 1-1 në kuadër të xhiros së 32-të në BKT Superligë.

Për gjilanasit ky ishte barazimi i i tetë në këtë edicion, kurse për drenicasit i shtati.

Një pjesë e parë monotone me fare pak lojë të rrjedhshme, kurse në pjesën e dytë pamë dy gola.

Fillimisht për vendasit nga Anamorava shënoi Albin Krasniqi nga gjuajtja e lirë, kurse krejt në fund, Genc Hamiti ia siguroi një pikë kuqezinjëve.