Genc Hamiti shpallet “YLLI I JAVËS” në Superligë

Genc Hamiti e ka nisur stinorin pranveror në mënyrë fantastike.

Në xhiron e kaluar fitoi penalltinë kundër Gjilanit, kurse këtë xhiro dhuroi dy asistime fantastike për Zabergjen dhe Abazin.

Sponzori zyrtar i Superligës “BKT” çdo javë dhuron çmimin “YLLI I JAVËS” , ku kësaj radhe Hamiti ishte meritor për këtë çmim.

Te Skuadra drenicase këtë çmim më parë e ka fituar Kreshnik Uka dy herë.

28-vjeçari ka luajtur vetëm 7 ndeshje këtë edicion, por ka bërë 5 asiste, kjo tregon për vizionin e tij për futbollin.

 

\RTV-Okarina\