Donaldi do ndërtojë 4 shtëpi në Kosovë e Shqipëri, fton edhe Ilirin

Donaldi ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale. Ai ka publikuar një video në Instagram, ku falenderon fansat për mbështetjen.

Ai shprehet se nuk fitoi por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, 2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri. Teksa e uroi për fitoren, Donaldi ftoi edhe Ilirin t’i bashkohet për të ndihmuar kombin që i votoi.

“Falenderoj njerëzit që në kanë mbështetur, është një ndjenjë fantastike. Nuk di si t’i falenderoj gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur. Kanë qenë shumë, realisht shumë. Nuk di si tua shpreh mirënjohjen. Asnjëherë nuk e kam përjetuar këtë ndjesinë e njerëzve që të mbështesin në këtë mënyrë duke harxhuar lekët dhe euro e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora. Gjithsesi ju përshëndes pafund. Doja të shtoja që unë vërtetë nuk e fitova çmimin e madh 100 mijë euro por kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerësit në nevojë. 2 në Kosovë, 2 në Shqipëri. 100 mijë euro që unë do i vendos nga vetja ime. Sepse është më e pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur. Do kisha dëshirë të dtoja edhe fituesin të cilin i uroj fitoren që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që më ka mbështetur. Unë do e bëj nëse ti do mund të vish me mua.”