Profesori Kelmendi për rimëkëmbjen e Trepçës: Të investohen 95 milionë euro brenda pesë viteve

Shyqri Kelmendi, profesor dhe ish-anëtar i bordit, thotë se “Trepça” është në fillim të rimëkëmbjes. Kelmendi ka prezantuar një program të cilin ka kërkuar ta realizojnë Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave.

“Nga Qeveria kam kërkuar që brenda pesë viteve të ardhshme me i investu 95 milionë në miniera, në pika të caktuara të cilat janë të specifikuara dhe pas katër viteve 95 milionë të investuara do të ngritej prodhimi 350 mijë tonë në minierën e Stan Tërgut, në 100 mijë tonë në vit në minierën e Artanës, në 100 mijë tonë në minierën e Cërnacit, pjesës veriore dhe 150 mijë tonë në minierën tjetër”, ka thënë Kelmendi.

Në anën tjetër, Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë, ka bërë të ditur se para se të investojnë në ndërmarrjen “Trepça” do të vendoset rrugull.

“Para investimit ne tentojmë që të vendoset rregullsia në ndërmarrjen “Trepça”.

Kryeministri Kurti ka qenë i pari kryeministër që ka kërku nga ZKA-ja që të bëhet auditimi i ndërmarrjes publike “Trepça” dhe vitin e kaluar kemi pasë takime të vazhdueshme me Zyrën Kombëtare të Auditimit, ashtu që në planin e punës e kanë për vitin 2022 ta auditojnë edhe ndërmarrjen publike “Trepça””, ka thënë Arifaj.