Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në lagjen 1 të qytetit në Komunën e Skenderajt, redaksia e RTV-Okarina ka kontaktuar me njësinë e KEDS-it në Skenderaj për të marrë informata lidhur me këtë nderprerje në këtë pjesë të qytetit të Skenderajt.
KEDS ka thënë për RTV-Okarina së ky problem do të rregullojet brenda ditës, ku sipas tyre nga ora 15:00 lëshohet energjia elektrike për këtë pjesë të qytetit.
Kjo nderprerje e energjisë elektrike e ka pamundesuar transmetimin e radios “Okarina”, gjë për të cilën kërkojmë mirëkuptimin e dëgjuesve tanë.