Në fillim të korrikut të vitit 1998, shumë luftëtarë dhe rekrutë të rinj të UÇK-së, nga treva te ndryshme nisen për në Shqipëri. Për shkak të radhës që diktonin rrethanat e asaj periudhe, këta ushtarë të armatosur u detyruan të qëndrojnë pak ditë në Shqipëri e të presin deri në momentin e duhur për t’u kthyer në Kosovë, me armët dhe municionin ngarkuar.
Rruga e kthimit për në Kosovë nis në mesin e korrikut të vitit 1998. Arrijnë deri te Rrasa e Zogut, kur në orët e mëngjesit të 17 korrikut, fillon zjarri i pritave serbe në Padesh.
Flakët e këtij zjarri përpijnë gurë e shkrepa dhe bashkë me ta edhe jetën e dëshmorit Bashkim Kerolli.