Bashkatdhetarët mbushen plot me produkte të Kosovës, por detyrohen t’i lënë në kufi

Bashkatdhetarët që sivjet erdhën për fundvit, tanimë janë duke u kthyer në vendet e ndryshme ku jetojnë.

E një fotografi e dërguar nga ata, tregon se si shumë bashkatdhetarë kishin marrë me vete thasë me speca, pije e gjëra tjera, dhe ishin nisur për në vendet e Evropës.

Mirëpo për fat të keq janë ndaluar në kufi, dhe janë detyruar t’i lënë specat në pikën kufitare.

Nga pamja shihet se numër i madh i mërgimtarëve kishin marrë me vete thasë me speca, por fatkeqësisht ua janë ndalur nga policia.