Kuari-Lila tha se jo veç Kosova, por të gjitha vendet e rajonit po përballen me krizë energjetike.
“E para, në gjithë rajonin është tashmë vetëm kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme energjetike. Kosova është vendi i fundit në rajon, e cila është ballafaqu me probleme energjetike, përderisa mos të harrojmë dy muaj më parë Shqipëria vetëm ka shpallur gjendjen emergjente”, u shpreh ajo.
Kusari-Lila tha se shpreson që shumë shpejt kjo krizë do të sanohet si defekt në kuadër të Kosovës B.
“Ne jemi në kontakt edhe me ministrinë relevante, e gjithashtu edhe në kuadër të Kuvendit si Komision funksional për ekonomi në mbikëqyrje të Ministrisë së Ekonomisë dhe komponentes së ndërmarrjes publike, do të përcjellim rrethanat. Por, gjithsesi shpresojmë që kjo shumë shpejt do të sanohet si defekt në kuadër të Kosovës B”, tha ajo.
Madje ajo kërkoi mirëkuptim nga ana e qytetarëv, duke marrë parasysh që është kohë dimri.
“Nuk është periudhë e lehtë, është periudhë dimri. Kërkojmë mirëkuptimin e gjithë qytetarëve, por që besojmë që shpejt do të evitohet edhe problemi me ngrohje në komunën e Prishtinës, por gjithashtu edhe me furnizim me energji elektrike”, tha Kusari-Lila.
Ushtruesja e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes tha se qeveria është duke trajtuar në hapa dinamik strategjinë për vitin 2022-2031.
“Qeveria është në hapa dinamik të trajtimit të strategjisë për vitin 2022-2031, në të cilin parashihen parametra kryesor të furnizimit me energji elektrike, jo vetëm për dekadën e ardhshme, por për shumë vite me radhë. Ndryshimet aktuale, të cilat do të ndodhin në strategji me energjinë janë tërësisht në një dinamikë të re dhe kahje të re prej asaj çfarë ka pasur deri më tash”, u shpreh kusari-Lila.
Sipas saj, deri vitin e kaluar kanë qenë idetë që mundë të ndërtohet një termocentral i ri, tashmë përfundimisht ajo ide sipas saj, është mbyllë dhe nuk është më në trajtim ndërtimi i termocentralit të ri. Theksi tashmë sipas Kusari-Lila është tek rritja e masave eficiente , gjegjësisht eficienca e energjisë elektrike, tek burimet e ripërtritshme dhe ruajtje e bazës së furnizimit me energji përmes thëngjillit me kapacitetet aktuale, gjegjësisht servisimi dhe përmirësimi i filterëve dhe masave për ruajtjen e mjedisit”./rtvokarina/