Sot bëhen 23 vite nga rënia e dëshmorit Ejup Behrami nga fshati Prekaz i Epërm i Skenderajt. Lajmin për këtë e ka dhënë ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili në rrjetin social facebook ka shkruar:
“Sot, në 23 vjetorin e rënies së dëshmorit Ejup Behrami nga Prekazi i Epërm kujtojmë e nderojmë luftën dhe sakrificën e tij për Lirinë e Kosovës.
Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i ynë moral e institucional, kurse zhvillimi i shtetit është amanet që duhet realizuar sa më parë.
Lavdi dëshmorit Ejup Behrami dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!
Foto nga arkiva”