23 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliu

 

Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri bie heroikisht Bahri Fazliu.

Bahri Fazliu ishte themelues i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, e cila botohej nga LKÇK-ja.

 

 

Ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor 1989 së bashku me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Për nder të 23 vjetorit të rënies te varrezat e Dëshmorëve në Velani-Prishtinë, ora 12:00, do të bëhen homazhe dhe nderime për veprën e tij.