Halit Berani, i cili është kryetar i KMDLNJ në Mitrovicë, ka rikujtuar 23 vjetorin e masakrës së tregut.
Barani ka përmendur viktimat, të plagosurit dhe të torturuarit e asaj dite, shkruan “Jepi zë”.
Kujtojmë se në tregun e Mitrovicës ishin gjuajtur tri granata, me ç’rast vdiqën disa persona, prej tyre edhe fëmijë.
Postimi i plotë:
Këtu e 23 vite më parë, saktësisht, më 13 mars 1999 ditë e shtunë, ditë tregu ora 14. 20 në tregun e gjelbërt në Mitrovicë, ushtria e milicija kriminele çetnike serbe, hodhën tri granata ku me këtë rast mbetën të vdekur 6 persona, 4 shqiptare tre meshkuj e një femër dhe një grua rome me një vajzë të vogël, u plagosën mbi 128 përsona pa dallim moshe e gjinie ku gjashtë prej tyre kanë mbetur pa gjymtyrë të ndryshme trupore, pa të dya këmbët, pa një këmbë, pa një dorë etj.
Shumë prej këtyre të plagosurëve kanë mbetur invalid të përjetshëm.
Vlen të ceket se, milicija kriminele çetnike serbe i keqtrajtuan shumë rëndë fizikisht edhe shumë shqiptarë të cilët bënin përpjekje që t’ju ofrojnë ndihmë të plagosurëve.