Ish kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka përkujtuar në 23 vjetorin e rënies dëshmorët, Xhafer Avdullahu e Zenë Veseli si dhe martirët, Sahit Idrizi e Zymer Shaqiri.
Postimi i tij i plotë:
“23 vite nga rënia e dëshmorëve, Xhafer Avdullahu e Zenë Veseli si dhe martirëve, Sahit Idrizi e Zymer Shaqiri.
Sot me nder e krenari kujtojmë e vlerësojmë lartë luftën, respektivisht sakrificën e tyre që ne dhe gjeneratat e reja të frymojmë lirshëm në Kosovën tonë.
Dëshmorët dhe martirët janë pjesë e historisë sonë të lavdishme dhe themel i Lirisë e Pavarësisë që sot e gëzojmë.
Andaj sot e kemi obligim që bashkërisht të punojmë në jetësimin e amanetit të të parëve tonë.
Lavdi gjithë të renëve në altarin e Lirisë!
Foto nga arkivi”