Sot shënohet 23 vjetori i Betejes së Koshares, në krye me Komandantët Agim Ramadani e Sali Çekaj, me këtë rast ish kryetari i Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari ma shkruar:
23 vite nga Beteja e Koshares, në krye me komandantët Agim Ramadani e Sali Çekaj
Thyerja e kufirit gati 100 vjeçar mes Kosovës e Shqipërisë nga ushtarët e Brigadës 138 përveç që ndikoi në rritjen e furnizimit me armë nga Shqipëria ajo forcoi edhe moralisht ushtarët tonë në luftën tonë çlirimtare.
Beteja e Kosharës ishte dhe mbetet një nga shembujt e triumfit tonë kundër forcave kriminale serbe, ajo shënoi një kthesë të rëndësishme në rrugën tonë për Liri e Pavarësi.
Sot, në këtë ditë historike kujtojmë e nderojmë të gjithë dëshmorët e heronjtë e rënë për Lirinë e Kosovës, në veçanti ata të komunës sonë të rënë në këtë betejë: Abaz Thaçi, Rifat Çelaj, Behxhet Shabani, Driton Veliu, Safet Xhinofci dhe Xhemshir Islami.
Dëshmorët janë nderi dhe historia jonë e lavdishme, andaj respektin e nderimin ndaj të rënëve e dëshmojmë me angazhim maksimal për shtetin tonë, për mirëqenien e qytetarëve e gjeneratave që vijnë.
Lavdi dëshmorëve e heronjve të kombit tonë!
Mirënjohje për të gjithë ata që luftuan e saktrifikuan në këtë betejë.
Foto nga arkiva”