22 vjet nga Masakra e Pastasellës së Rahovecit

 

Masakra e Pastasellës së Rahovecit shënon 22 vjetorin e saj këtë të mërkurë. Kjo masakër ishte kryer nga forcat e ushtrisë serbë gjatë luftës së fundi në vitin 1999.

Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.

 

 

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 22 vjetësh figurojnë të pagjetur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.

Me rastin e shënimit të kësaj dite të dhimbshme, ushtruesi i detyrës së presidentit, njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca do të bëjë sot homazhe në Pastasellë, në orën 12:45.  Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.

\RTV-Okarina\