21 vjeçari kosovar që deshi ti korruptoj policët në kufi e pëson keq

Është arrestuar një 21 vjeçar nga Prizreni, pasi tentoi të korruptonte policinë kufitare, me qëllim kalimin e kufirit me një motomjet të dyshuar të trafikuar.

Policia ka bërë të ditur se specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Th., 21 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Ndërsa, motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës