Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se së shpejti do të arrijnë vaksinat antiCovid në Kosovë. Hoti ka njoftuar edhe për kapacitetet e vaksinimit në Kosovë.
“Kemi kapacitet diku për vaksinimin e 20 mijë qytetarëve në ditë. Presim që vaksinat e para të vijnë në shkurt. Stafi mjekësor dhe personat mbi moshën 65-vjeçare do të jenë të parët që do të vaksinohen. Numrat e të të infektuarve kanë rënë dhe jemi duke mbikqyrur nga afër. Po shikojmë strategjinë e re në secilën javë. Masat do të jenë në fuqi ende” ka thënë Hoti.