Reali i Madridit ka fituar garën për shërbimet e Eduardo Camavinga.
Për mesfushorin e talentuar kishte interesim dhe nga Manchester United dhe PSG, por e ardhmja e tij duket se do të jetë në kryeqytetin spanjoll.
Sipas Fabrizio Romanos, 18 vjeçari mbrëmjen e së hënës ka kompletuar testet mjekësore te ”Los Blancos” dhe se zyrtarizimi do të vie sot në orët në vazhdim.
Ky transferim do t’i kushtoj mbretërve 35 milion euro.
Drejtuesit e madrilienëve shpresojnë që sot të mbyllet dhe transferimi i Mbappes dhe të përfundojnë këtë merkato në mënyrën më të mirë.
Transferimi i 22 vjeçarit francez duket shumë i vështirë, por jo i pa-mundur.
\RTV-Okarina\