186 raste aktive me Covid në Kosovë

 

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka rënë dukshëm ditëve të fundit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga ky virus ndërkaq janë regjistruar vetëm 15 raste të reja pozitive.

IKSHPK bën me dije se aktualisht numri i rasteve aktive që janë duke u shëruar nga koronavirus është 186.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 

 

 

 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110 mijë e 97 doza të vaksinës.

Deri më sot 13 mijë e 149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

\RTV-Okarina\