17 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

 

17 vjet më parë 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva kanë humbur jetën, ndërsa 34 tjerë u lënduan gjatë një ekskursioni në Shqipëri.

 

Autobusi me të cilin ata po udhëtonin u rrokullis dhe ra në një humnerë në Fushë Arrëz të Pukës.

 

Më 15 tetor 2004, pas identifikimit të trupave të nxënësve të vdekur, shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK-ja i solli në gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës ku nxënësit shkolloheshin.

Ata u varrosën më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve”, të lagjes së Gurit, ku për çdo përvjetor nxënësit e gjimnazit bëjnë homazhe.

 

Në një vjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare ka ngritur një obelisk përkujtimor tek vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dy vjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës, në qytezën e Malishevës.

 

\RTV-Okarina\