2 Korriku i vitit 1990 është data kur 111 delegatë Kuvendit të Kosovës, në rrethana në rrethana të shtetrrethimit policor e ushtarak serb, para dyerve të ndërtesës së Kuvendit miratuan një nga dokumentet historike kushtetuese për statusin e ardhshëm politik të Kosovës: Deklaratën Kushtetuese për Kosovën, njësi e pavarur në kuadër të ish-Federatës së atëhershme të Jugosllavisë.
Në nder të kësaj dite Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne, prej orës 10:00.
Me këtë rast, do të shfaqet një fragment nga filmi dokumentar me titull ”Projektuesi i subjektivitetit shtetëror të Kosovës”, i autorit Nuhi Bytyçi.
Ky dokumentar dëshmon kontributin shkencor i akademikut Gazmend Zajmi në hartimin e Deklaratës Kushtetuese, paraqitjet e tij në simpoziume, konferenca dhe tubime të tjera shkencore ndërkombëtare lidhur me të drejtat e popullit të Kosovës për liri e pavarësi, dhe shkëputjen nga Serbia.
\RTV-Okarina\