Andi dhe Jasmina ishin një nga çiftet më të komentuar të “Përputhen”, por shumë shpejt romanca e tyre mori fund. I ftuar sot në “Nin”, Andi ka treguar se ai me Jasminën nuk kanë dalë çift nga emisioni.
Ish-konkurrenti u shpreh se do të donte që të kishte dalë edhe me vajza të tjera konkurrente, duke lënë të kuptohet se është penduar për deklaratën.
“Mua me Jasminën më ftohën gjestet, provokimet, kunjat që i ka bërë gjithë kohës dhe lista është e gjatë. Ne nuk kemi pasur një lidhje. Kur dolëm nga emisioni, nuk dolëm çift. Unë dola vetë, ajo vetë.
Unë e kisha vendos që nuk do dilja me të, isha i lodhur prej atyre gjërave, s’desha të vazhdoja. S’do rrija në emision për show. Nuk bëhet me zor. Jam treguar shumë i duruar. Më erdhi në majë të hundës”, tha Andi.
\RTV-Okarina\