Sezona e vjeshtës dhe e dimrit zakonisht sjellë gripin sezonale, andaj mbrojtja nga ky grip është e domosdoshme në mënyrë që të ruajm veten dhe ata që na rrethojnë.
Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e vaksinave për mbrojtje kundër gripit sezonal dhe fton qytetarët që të vaksinohemi.
Postimi i plotë në Facebook:
”Nga sot ka filluar shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër gripit sezonal.
Kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor dhe fëmijët me indikacione shëndetësore.
Koha për VAKSINIM është TANI, sepse vaksina ju mbron juve dhe njerëzit përreth nga gripi sezonal si dhe e ul ngarkesën e sistemit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19.
Secila komunë do të informoj qytetarët e saj për oraret dhe qendrën e vaksinimit kundër gripit sezonal”.
\RTV-Okarina\