Presidentja e Republikë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 22 vjetorin e Masakrës së Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit duke thënë se në mëngjesin e 14 majit të vitit 1999, forcat serbe mizorinë e tyre e shfaqën ndaj civilëve shqiptarë, duke vrarë 44 përsona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.
Tutje, Osmani ka thënë se synimi i forcave serbe ishte spastrimi entik i shqiptarëve në atë pjesë, ndërsa trupat e të vrarëve u dogjën e pastaj u gjetën më 2001 në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.
“Një proces gjyqësor ndaj të akuzuarve i nisur një dekadë më parë në Beograd ende nuk ka epilog”.
“Drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në këtë rajon. Autorët e krimit monstruoz duhet të marrin dënimin e merituar, viktimat të pushojnë në paqe, e familjarët të ndjejnë lehtësi”, ka shkruar Osmani në Facebook.
\RTV-Okarina\