Një 12-vjeçare është dhunuar seksualisht nga një 19-vjeçar në Ferizaj.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Në raportin 24 orësh të Policisë theksohet se nëna e raportoi 12-vjeçaren të zhdukur më datë 21 nëntor.
Më pas Policia ka gjetur vajzën, ku edhe është arrestuar 19-vjeçari.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.