Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 12 raste të reja me koronavirus.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Njoftimi i plotë:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 238.