12 mijë vaksinime me vaksinën antiCovid gjatë tre javëve që kur filloi vaksinimi

 

Janë bërë afro 3 javë prej kur ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 në Kosovë, e me 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca që kanë qenë në dispozicion deri më tani janë vaksinuar vetëm 12 mijë persona. Përkundër që Ministria e Shëndetësisë po vlerëson që ky proces po shkon jashtëzakonisht mirë, ka të tjerë që ndajnë mendim tjetër, madje konsiderojnë që procesi i vaksinimit anitCovid në Kosovë po shkon ngadalë.

Sipas Ministrisë  së Shëndetësisë deklarohet se vaksinimi po shkon sipas Planit Shtetëror për Vaksinim e nuk është e nevojshme ngutia.

 

 

Vetëm në qendrën kryesore të vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë prej 30 marsit kur nisi vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë e më pas edhe i personave mbi moshën 80-vjeç e tani kur po ndodh edhe vaksinimi i pacientëve me dializë në total janë vaksinuar mbi 4 mijë persona.

/RTV-Okarina/