Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 12 mijë e 123 vaksina.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani 400 mijë e 217 vaksina janë dhënë në vend.
269 mijë e 706 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.
130 mijë e 511 persona me dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
/RTV-Okarina