117 shtete e kanë njohur Kosovën, që nga viti 2008

Më 17 shkurt 2008, në orën 15:30, në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kosova u shpall shtet i pavarur, demokratik dhe sovran.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb

Më 2 shkurt 2007 i derguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd për pavaresinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur, trasmeton REPORTERI

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej në deklaratën e pavarësisë të nënshkruar nga kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ku Kosta Rika ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur