Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 111 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, 59 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 72 janë me oksigjenoterapi.
Njoftimi i plotë:
3 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
111 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
59 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
72 me oksigjeno-terapi
2 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 78 pacientë të shtrirë, 36 prej tyre Covid-19 pozitivë, 56 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 40 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë
Në spitalet e përgjithshme, 33 pacientë, 23 prej tyre Covid-19 pozitivë, 16 me oksigjeno-terapi
– Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
– Spitali i Pejës, 12 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
/RTV-Okarina