Ky është numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë

 

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 77.827  raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.058.

 

 

Vetëm dje në vend janë shënuar 13 viktima nga coronavirusi.

IKSHPK bën thirrje në vazhdimësi për zbatimin e masave antiCOVID-19.

\RTV-Okarina\