Gjatë 24 orëve të fundit, 364 kosovarë janë infektuar me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket gjendjes me COVID-19, ku krahas infeksioneve janë regjistruar edhe 11 raste vdekjesh dhe 529 persona të shëruar.
Më këto të dhëna, që nga rasti i parë, në Kosovë janë konfirmuar 101 517 raste te të infektuarve, 2 072 raste të vdekjes, derisa numri total i të shëruarve deri më sot është 87 012.
/RTV-Okarina/