4 punëtor të Telekomit të Kosovës kanë përfunduar në pranga pasi dyshohet se i kanë mundësuar një kompanie private shfrytëzimin e hapësirave për reklama dhe mjetet financiare nuk ishin derdhur në xhirollogarinë e ndërmarrjes publike.
Me këtë rast dyshohet se pronari i kompanisë ka përfituar 106 mijë euro.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa pronari i kompanisë është në kërkim policor.