100 mijë teste për COVID-19 janë derguar në IKShPK

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në llogarinë Facebook, ka njoftuar se në IKSHPK janë dërguar 100 mijë teste PCR.

 

 

“Kemi sjellë 100 mijë teste PCR për të forcuar kapacitetet dhe për të vazhduar testimin në masë ashtu siç kemi premtuar”. Përveç kësaj, janë edhe 16 ventilatorë të cilët janë dërguar në QKUK”, ka thënë Zemaj.

/RTV-Okarina/

Kemi dorëzuar sot 100 000 teste PCR në IKShP, për të forcuar kapacitetet e testimeve dhe për të vazhduar testimin në…

Posted by Armend Zemaj on Tuesday, February 2, 2021