Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për ndryshimin e kufizimeve në Slloveni për shkak të Covid-19.
Personat që shkojnë nga Kosova në Slloveni do t’ju kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë ditësh.
Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen.
Njoftimi i plotë:
Ndryshim i kufizimeve për hyrje në Slloveni
Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundësisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’ju kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë (10) ditësh.
Për përjashtime të veçanta nga karantina dhe testi negativ PCR, ju lutemi shikoni uebfaqen e Qeverisë së Sllovenisë: https://www.gov.si/…/coronavirus…/border-crossing/
Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të funditTestet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk pranohen.
Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose udhëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës, si dhe informatat e tjera të domosdoshme mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë: https://www.gov.si/…/coronavirus…/border-crossing