1 657 punëtorë shëndetësorë vaksinohen me vaksinën “Phizer” brenda dy ditëve

 

Vetëm për dy ditë, 1 657 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar me vaksinën Pfizer në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi, në një konferencë të mbajtur për media.

Bardhi tha se 1,657 punonjës janë vaksinuar për dy ditë, ndërsa fluksi për t’u vaksinuar është shumë i madh.

“Në fazën e dytë të turit të vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, kemi filluar me vaksinimin për të gjithë profesionistët shëndetësorë në nivel vendi ku aktualisht deri më tani kemi të vaksinuar 990 persona, të cilat gjatë ditës së djeshme kemi pas të vaksinuar 667. Fluksi i profesionistëve shëndetësor është shumë i madh”.

 

 

Sa i përket numrit të të interesuarve me vaksinën Pfizer krahasuar me atë të AstraZeneca, Bardhi tha se është një rritje më e madhe, por jo marramendëse diku 5-10 për qind mes AstraZeneca dhe Pfizer.

\RTV-Okarina\