Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi.
Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen për qeverinë e Kosovës, kryeministrin, zyrën e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, në kornizë të “agjendës për mbështetje të paqes dhe shtetndërtimit, si dhe avancimit të agjendës evropiane për Kosovën”.
Qeveria nëpërmejt një njoftimi sqaron se me këtë memorandum së bashku me Qeverinë e Mbretërisë së Norvegjisë, përfaqësuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze, si dhe Grupi për Ballkan (BPRG), ndajnë objektiva të njëjta dhe konfirmojnë bashkëpunimin në mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës për paqe dhe prosperitet.
Në emër të Grupit për Ballkan (BPRG), memorandumin e nënshkroi drejtori ekzekutiv, Naim Rashiti.