Xhafer Tahiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, ka bërë të ditur se i ka propozuar Kuvendit të Komunës lirimin nga pagesa e qirasë dhe taksave komunale për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapsirave publike në qytet, më qëllim të lehtësimit të gjendjes së rënduar ekonomike por edhe të fermerëve vushtrrias të shkaktuar nga pandemia Covid 19.
Ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100,000€ në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias, u shpreh Tahiri.
Bashkë do të fitojmë sfidën ekonomike e shëndetësore kundër Covid 19
\RTV- Okarina\