Në një lokal në Prizren, janë futur dy persona me ç’rast kanë vjedhur kasafortën me para. Njëri prej tyre është arrestuar ndërsa tjetri gjendet ende në arrati.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Prizren 07.02.2021-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, duke depërtuar me forcë në brendinë e lokalit të ankuesit mashkull kosovar kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash(nuk dihet saktësisht shuma). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/RTV-Okarina/