Vetëvendosje: Sot është përpjekja e fundit për ta parandaluar Qeverinë Kurti 2

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Perparim  Kryeziu ka thënë se sot është përpjekja e fundit për të parandaluar Qeverinë Kurti 2. Kryeziu ka thënë se asgjë e askush nuk mund t’i dalë ballë diçka të cilës i ka ardhur koha, prandaj sipas tij, e gjithë kjo është e kotë.

Ky reagim i LVV-së, vjen pak orë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  të mbajë mbledhje për kandidatët të cilëve iu ndalohet kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Të gjiitha këto vendime, bashkë me shumë tjera, ishin politikisht të ndikuara, sepse janë në shërbim të pushtetit të vjetër, e në kundërshtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndonëse kredibiliteti i sistemit të drejtësisë sa shkon e bie për tokë, fraza që mbizotëron në diskutimin publik është se vendimet e institucioneve të drejtësisë janë të padiskutueshme edhe duhet të zbatohen nga të gjithë”, ka thënë ai.

Për më shumë, reagimi i plotë:

https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/230757741881714

/RTV-OKARINA