Vdes vëllai i heroit kombëtar nga qyteti i Skenderajt

Ka ndërruar jetë vëllai i heroit të kombit, Skender Skenderit i njohour me nofkën komandant Muj Drenica, Nimon Skenderi nga fshati vajnik i komuns se Skenderajt, transmeton portali rajoni.org.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë bashkëluftetari i heroit kombëtar, Agron Kajtazi, përmes rrjetit social “facebook”

Njoftimi i plotë:

Paske ikur nga kjo botë e rrejshme baca Nimon Skenderi.
Duke na lënë në kujtimet më të mira për ty, si shenjë e shenjtë, vella i komandant Muj Drenices ( Skender Skenderi).
Do ti mungosh Kosovës, do ti mungosh Drenicës e me se shumti familjes dhe ne miqeve tu, që e njohëm burrerin dhe shpirtmiresin tane.
Shpirti yt past dritë, ngushllime familjes dhe gjithë farefisit.
Lavdi jetes dhe vepres sate.